Rrahman Jasharaj është rizgjedhur kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës.
Jashari është rizgjedhur ne këtë pozitë me 121 vota për, shkruan lajmi.net.
Vjollca Shala, nënkrytare e SBASHK-ut.
“Tani sa i përfundoi punimet Kongresi i 8-të i SBASHK-ut dhe është zgjedhur kryetari i SBASHK-ut, z. Rrahman Jasharaj”, tha ajo për lajmi.net.
E pyetur për mbarëvajtjen e Kongresit, ajo tha se ishte “mëse në rregull”.
“Të gjithë kanë qenë të kënaqur me punimet e kongresit dhe gjithçka ka shkuar në rregull”, tha ajo.
“Në Kongresin e 8-të të SBASHK-ut është miratuar edhe rezoluta për veprime sindikale, që e kanë miratuar delegatët e kongresit dhe ashtu mbetet më 8 prill të fillojmë me protestë dhe për hapat e mëtutjeshëm do të shohim. Pra ne nëpërmjet rezolutës do të ndërmarrim veprimet sindikale për Ligjin e Pagave, për Ligjin e Skemave Pensionale të siguruara nga shteti dhe për sigurimin shëndetësor”, tha ajo.
Në anën tjetër, SBASHK-u pritet që të hyjë në grevë të përgjithshme në rast se nuk miratohet Ligji i Pagave sipas kërkesës së tyre.