Një numër yjesh janë mbledhur në një event mode të titulluar “Call me Zote” të stilistit kosovar Valdrin Sahiti
E teksa shumicën e VIP-ve i pamë me fotot e tyre, paksa më e margjinalizuar ka qenë këngëtarja Era Istrefi, pjesëmarrja e së cilën në këtë event nuk është se është vërejtur shumë.
Megjithatë, ka qenë vetë këngëtarja që ka postuar një set fotografish nga pjesëmarrja e saj në këtë event.
E veshur paksa më stil futuristik dhe me një veshje ngjyrë ari të ndritshme, Era është dukur si një “barbie” në këtë event.