Ai jeton pa kulm mbi kokë, pa gjëra elementare për jetesë dhe pa asnjë përkujdesje, shkruan lajmi.net.
Fotografitë e tij janë shpërndarë sot me të madhe në rrjete sociale teksa ai shihet i shtrirë në një vend të braktisur plot me mbeturina.
Ndërkaq, shoqata humanitare “Nëna Terezë” ka apeluar që të ndihmohet Zeqiri.
Apeli i plotë nga kjo shoqatë:
Shoqata Humanitare Bëmirëse e Kosovës”NËNA TEREZE” në regjionin e Mitrovicës- APEL për rë ndihmuar Faik ZEQIRIN nga Kutllovci!
te gjitha institucioneve shteterore qe merren me qeshjte sociale dhe me perkujdesjen ndaj atyre qe skan perkujdesje, qe ta marrin ne konsiderate gjendjen e shtetasit FAIK ZEQIRI, nga fshati Kutllovc-Mitrovice, i cili jeton ne nje garazhe ne Tunelin e pare, pa kurfar kushtesh elementare per jete, ishte i semure dhe nuk ka kush kujdeset per te. Apeli ju drejtohet ne radhe te pare Minsitris se mireqenje sociale, QPS-Mitrovice, Institutit te shendetit mendor ne Mitrovice, dhe te gjitha institucioneve relevante qe merren me kete qeshjte. Le ta strehojne diku sa nuk eshte bere vone.