Policia e Kosovës të hënën ka arrestuar një të mitur në Pejë.
Sipas Policisë, ai është arrestuar pasi është hasur duke drejtuar veturën me targa vendore, pronë e viktimës mashkull, të cilën e kishte marrë pa pëlqimin e pronarit, ndërsa ishte në ndikim të alkoolit.
“I dyshuari veturën e ka marrë pa pëlqimin e viktimës dhe gjatë ngasjes së veturës ka qenë nën ndikimin e alkoolit me 0.92 promil. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në raportin e Policisë.