Demë Ramosaj – i mbijetuar i Masakrës së Dubravës, ka rrëfyer tmerrin e përjetuar 24 vjet më parë në Burgun e Dubravës, aty ku janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë.Në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Ramosaj ka thënë se “për ta fajësuar NATO-n, ata filluan ta bënin masakrën në të gjitha vrimat
“Çdo tjetër i mbijetuar i Masakrës së Dubravës secili ka çka të rrëfejë rrezikun që e ka pasur për jetë. Çka kemi parë ne, kemi parë tmerr. Neve na kanë zgjedh prej burgjeve të tjera të Kosovës e na kanë dërguar në burgje të tjera, na kanë dërguar në Dubravë, aty dihet pse na kanë dërguar, për ta bërë masakrën ashtu siç e kanë planifikuar. Kemi qenë shumë të shtypur, të rrahur, e të mal tretuar por megjithatë si dëshirë e jona kur ka bombarduar NATO-ja për herë të parë ka qenë data 19 maj në pavijonin C, ku janë plagosur 3-4 veta, aty kanë qenë të burgosurit të padënuar me aktakuza”, ka thënë ai.Ramosaj është shprehur i bindur se të gjitha ndodhitë në atë burg, i ka të freskëta edhe tash pas 24 vjetëve.
“Në drejtim timin, unë kam qenë në pusetë. I kam të freskëta të gjitha, Më datën 19, masakra ka filluar dhe ka përfunduar më 24, ndërsa me datën 24 na kanë dërguar për Lipjan. Masakra që është bërë brenda, është bërë në çdo vend”.“Me datën 21, prej mëngjesit deri në mbrëmje ka pasur të shtëna e bombardimeve të NATO-s, me datën 22 na është bërë masakra, na kanë thirr se na i hapëm dyert kur bombradoi NATO-ja por u frikësuan edhe gardianët, dhe njëri prej tyre na hapi hyrjen dhe dolëm në oborr të pavilonit”.
Ai thotë se kishin insistuar që të lirohen edhe të burgosurit nga dy pavijonet e tjerë.“Ne kemi insistuar të hapen edhe dy pavijonet e tjera, pavijoni C dhe grupi i Gjakovës, ky i fundit nuk kanë pranuar të dalin fare ndërsa tjetri pavijon dolën. Për me ia lënë fajin NATO-s ata filluan ta bënin masakrën në të gjitha vrimat. Jemi afruar në pistën ku na thanë afrohuni, menjëherë sa jemi bërë rresht mirë, menjëherë kanë filluar të shtëna te tyre me të gjitha llojet e armëve, grupi i parë rreshti i parë të gjithë ata kush kanë vdek e kush plagos, nja 10 minuta kanë zgjatur të shtënat”.
“Shumica jemi shtrirë për tokë, ndërkohë janë ndalë ato, edhe prapë një shok tha të ikim tash, në atë ikje kanë gjuajtur sërish. Ne jemi shpërndarë nëpër nxemje qendrore, puseta. Të gjitha pusetat në Burgun e Dubravës ishin të mbushura”, shtoi më tej ai.