Ramadan Nishori, është i mbijetuari i dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë. Sot, ai vendosi ta thyejë heshtjen, dhe të flas për herë të parë për ngjarjen e rëndë.
Rrëfimi i tij u bë në ngjarjen “Zëri im, forca ime – nuk ka më heshtje”, e organizuaar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.
Nishori me plot emocione u shpreh se nuk dëshiron që njerëzit ta shohin me keqardhje për dhunën që e ka përjetuar.
“Sot dua që njerëzit të më shohin si një njeri që ka kaluar në shumë gjëra, që jam munduar shumë, por nuk jam thyer kurrë. Dua të më shohin me respekt, si një njeri që ka luftuar shumë për të mbijetuar. Si një njeri që shumë herë jam rrëzuar, por jam ngritur në këmbë”, u shpreh ai.
“Unë sot jam këtu, jo për ta harruar atë që kam përjetuar, por për të mos mbetur peng i së kaluarës”, shtoi Nishori.