Kush udhëton nga aeroporti i Mynihut, ose kalon transit, është mirë të ketë parasysh gjobat e papaguara. Veçanërisht, në rast se një pasagjer nuk ka paguar ndonjë gjobë me vendim gjykate, atëherë shfaqen probleme deri te paraburgimi.
Një ngjarje që duhet të merret mësim.
Një burrë (56) nga Kosova kishte një gjobë të papaguar prej 150 eurove. Atë e kishte dënuar Gjykata në mes të 2021. Pasi ai nuk e mori seriozisht vendimin e Gjykatës, nuk i pagoi. Por menjëherë u aktivizua Prokuroria e Passauer, e cila kërkonte që gjoba të paguhej ose të arrestohej për mospagesë të detyrimeve, shkruan “Süddeutsche Zeitung”, përcjell Express.
Ndodhi që pikërisht në fluturimin e tij për në atdhe, të dielën mbasdite, 56 vjeçari nga Kosova të kapej nga drejtësia bavareze në Mynih. Tashmë duhej të paguante 240 euro gjobë. Ky nuk ishte problem i madh, por çështjet administrative të pagesës zgjatën shumë, sa që 56 vjeçari duhej të anulonte fluturimin për ndonjëherë tjetër./Express