Në pranga përfundoi për pak edhe një person që po kërkohet me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan, raporton Sinjali.
Gazeta Papirus mëson se dje paradite, dy zyrtarë policorë kanë hasur në personin e kërkuar dhe të njëjtin kanë tentuar që ta arrestojnë duke e larguar nga vetura e tij.
Por 41-vjeçari ka refuzuar që të dorëzohet dhe për t’iu shmangur arrestimit ka nisur veturën e tij, me ç’rast u ka shkaktuar lëndime trupore zyrtarëve policorë.
Këta të fundit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital si pasojë e lëndimeve të marra, ndërsa i dyshuari ia ka arritur që të arratiset
Po ashtu, i dyshuari ka goditur me veturën e tij edhe veturën private të policëve që tentuan që ta arrestojnë.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.