Ish-përfaqësuesi politik i UÇK’së, Bardhyl Mahmuti në emisionin Pressing në T7 ka folur për siç tha, rolin negativ që ka luajtur Dick Marty për Kosovën. Mahmuti ka treguar një takim dhe bisedë që e ka zhvilluar dikur me zviceranin.
“E kam takuar kur ka përuruar një libër se atje librat përurohen edhe në librari. Në atë librari ka qenë edhe libri im në gjuhën frënge “Mashtrimi i madh”. Ja kam dhënë librin dhe i kam thënë: “Në këtë libër të kam shpartalluar, të kam nxjerr ashtu si je se ti je plagjiator, nuk ke shkruar asgjë tënden, por ke marrë dhe i ke vu emrin dhe mbiemrin tënd në një material që është përgatitur nga Shërbimi Sekret i Serbisë”, tregoi Mahmuti.
Por cili ishte reagimi i tij?
“I thash të kërkojë ballafaqim sepse ka pasur shumë intelektualë aty, politikanë dhe diplomatë. I thash të kërkojë ballafaqim. Më tha: “Premtoj se do të ballafaqohemi pasi ta lexojë librin tënd” dhe e lexoi librin tim. Kur e ka parë se s’mund të kapet në asnjë fakt sepse është një libër megjithatë që i plotëson të gjitha kriteriumet shkencore dhe është në bibliotekat më të rëndësishme të universiteteve nëpër botë”, tha Mahmuti.