Vazhdojnë polemikat rreth divorcit të Hiba Abouk me Achraf Hakimi. Ish-futbollisti i Realit të Madridit, lojtari aktual i PSG-së, është akuzuar për abuzim seksual të një të reje në Paris, për çka aktorja ka vendosur t’i japë fund lidhjes me të.
Megjithatë, në procedurat e divorcit, Abouk u surprizua kur donte të ndahej nga babai i dy fëmijëve të saj.
E gjithë pasuria e marokenit është në emrin e nënës së tij, diçka që ndryshon rrënjësisht rregullat e lojës. Ajo kërkon 10 milionë euro, ndërsa Achraf i ofron vetëm dy.
“La Vanguardia” ka raportuar se aktorja ka vendosur të ngrejë një padi kundër ish-it të saj për një krim të mashtrimit dhe keqmenaxhimit të sipërmarrjes së përbashkët.
Nga ana e saj, nëna e lojtarit ka dhënë këtë shpjegim: “Djali nuk më ka njoftuar për transferimin e pasurisë së tij, nëse ka bërë ndonjë veprim për t’u mbrojtur, nuk jam në dijeni, por… Cili është problemi. Nëse ishte e vërtetë? Nëse djali im nuk do ta bënte këtë, nuk do të ishte në gjendje ta hiqte qafe atë grua.”