Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, e ka parë videon e sotme të LV-së kushtuar opozitës si një reaksion pas iniciativës së LDK-së për të dalë nga kriza e krijuar në veri, që pasoi me sanksionimin e Kosovës nga Bashkimit Evropian.
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video ku godet partitë opozitare. Partia në pushtet edhe më parë ka publikuar video të ngjashme që target kanë pasur partitë opozitare, një nga një.
Deputetja Kica – Xhelili, e cila ka qenë pjesë e Grupit Parlamentar të LV, thotë ta ketë parashikuar se pushteti do të reagonte ndaj iniciativës së LDK-së me “sondazhe fake (falso), video propaganduese dhe panik”.
Postimi i plotë i deputetes:
Më pyeti dikush dje: “A thu çka ka me qenë reagimi i pushtetit për iniciativën e LDK-së?”
I thash:
Sondazhe fake
Video propaganduese
Panikë
Më paska ikë mungesa e shijes/kreativitetit në video
#LDKvazhdojmë