Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Prizrenit, ku një person ka therur për vdekje vajzën e tij 15 vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar për Periskopin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyçi.
“Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, tha ai.
Bytyçi tha dyshohet se burri ka therur me thikë gruan e tij, dhe dy vajzat.
Viktima e vrarë nga babai në Prizren është 15-vjeçare – u ther me thikë, motra 11-vjeçare e plagosur