Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka reaguar lidhur me publikimin e një teksti në gazetat proqeveritare serbe për Dejona Mihalin e VV-së, njofton Gazeta Papirus.
Sheholli përmes një postimi në Facebook u shpreh se titulli glamuroz se kinse “Mihali po deshiron t’i shpërngul serbët nga Kosova”, është tekst i porositur me qëllim para formimit të komisionit hetimor parlamentar.
“Tekst totalisht i porositur që të paraqitet Dejona Mihali si luftetare kunder serbve te Kosoves me qellim që të “hutohet” komisioni hetimor parlamentar! Shumë bre jeni të tejdukshëm! Mosni me bacen se jemi do që i kuptojm tektset që provojn lajthitje! Me mua nuk ju shitet !”, ka shkruar tutje Sheholli.