Një zyrtar policor i Policisë Rajonale në Gjakovë është suspenduar me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës. Ndaj tij kanë nisur hetimet dhe tashmë është zbuluar dyshimi që rëndon mbi të.
Polici i suspenduar është Arsim Alija, ndaj të cilit është lëshuar edhe urdhri për ndalim policor.
Alija është dërguar në mbajtje nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Kanosje” – incident ky që dyshohet të ketë ndodhur mbrëmë.
Polici i suspenduar po dyshohet se është përfshirë në një konflikt në trafik, ku pas një mosmarrëveshje ka kanosur një person.
Në bazë të informacioneve të para, Alija dyshohet se e ka kërcënuar viktimën me armë e madje ka qenë edhe nën ndikimin e alkoolit.
Polici suspenduar ka qenë jashtë detyrës zyrtarë kur ka ndodhur rasti.