Derisa flini mund të ndodhin shumë gjëra të papritura, shumë prej tyre edhe në rrjete sociale.
Zoe Hollibaugh është një grua që ka ndarë një përvojë që i ka ndodhur së fundmi me të dashurin e saj. Ajo tregon se si ky i fundit ka fshirë të gjithë miqtë e saj të gjinisë mashkullore, derisa ajo flinte gjumë.
Siç tregohet në videon e cila është bërë virale së fundmi në TikTok, Hollibaugh e ka vërejtur që lista e saj e miqve në këtë platformë pësonte ndryshime çdo natë, por nuk e kuptonte se çka saktësisht kishte ndodhur, raporton Independent.
“Po pyesja veten pse lista e miqve të mi zbriste çdo natë. Ai do të jetë shokë pa miq ndërsa unë jam duke fjetur”, shkroi Zoe Hollibaugh.