Është arrestuar një person në Gjilan pasi i njëjti dyshohet se të enjten i ka bllokuar hyrjen një kompanie në emër të një borxhi.
Sipas raportit të policisë, dyshohet se i njëjti ka vepruar kështu edhe dy herë të tjera.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur duke i bllokuar hyrjen një kompanie në emër të një borxhi, që i dyshuari pretendon se kompania duhet t’ia paguaj. I njëjti, dyshohet se kështu ka vepruar edhe dy herë të tjera. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”.