Një person ka tentuar të kryej vetëvrasje në Qendrën e Mbajtjes, pasi është arrestuar sot nga stacioni policor në Lipjan.
Siç merr vesh Sinjali, i ndaluari 28-vjeçar është vërejtur nga zyrtari policor, kur kishte grisur mbulojën e shtratit dhe ka tentuar që të varet.
Polici ka intervenuar menjëherë duke e ndaluar dhe është njoftuar emergjenca.
Të riut fillimisht i është dhënë trajtim mjekësor në QKMF-në e Drenasit, por më pas është transferuar në QKUK me udhëzim të mjekut.