Hysni Gucati ka marrë besimin e anëtarëve të OVL UÇK-së për ta drejtuar këtë organizatë përsëri për një mandat të ri.
Ai me 112 vota ka marrë besimin e anëtarësisë.
Në garë ka qenë edhe Nasim Haradinaj dhe Kapllan Parduzi.
Gucati kishte ndërprer drejtimin e OVL-së pas arrestimit të tij nga Gjykata Speciale. Faton Klinaku e kishte drjetuar organizatën deri sot.