Komuna e Gjilanit ende nuk ka arritur të miratojë buxhetin për vitin 2025 në Kuvendin Komunal.
Kryesues i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriu, tha se kryetari Hyseni ka pasur afat deri sot të kthej një përgjigje se a dëshiron ta miratojë buxhetin duke bashkëpunuar me opozitën.
Por, sipas Kadriut, ai nuk është përgjigjur.
Ne kemi pas një dakordancë që sot të marrim një përgjigje nga kryetari Alban Hyseni, pasi ka kërkuar kohë shtesë që ta pyes partinë e tij se a janë ë gatshëm ta miratojnë buxhetin duke bashkëpunuar me opozitën dhe kryetari nuk ka kthy më përgjigje. Orari administrativ ka përfunduar në orën 16:00 dhe kam prit që ta harmonizojmë një agjendë. Unë kam ftu dëgjim publik me komunitetin për politik dhe financa dhe më këshilltarë dhe menjëherë do ta ftojmë një seancë urgjente që propozimet të votohen”, deklaroi ai.
I pyetur se çka mund të ndodh nëse nuk miratohet buxheti, Kadriu tha se nuk ka ndodhur asnjëherë në Kosovë një gjë e tillë.
Ndërsa mundësinë që Gjilani të shkojë në zgjedhje të parakohshme e sheh si të pamundur.