Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që ndodhën në veri, ku u dëgjuan disa shpërthime me bomba dore.
Hyseni përmes një shkrimi në Facebook ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të dalë e të tregojë se çfarë po ndodh në veri të vendit, dhe për mënyrën se si mendon ta stabilizojë gjendjen atje.
“Zotni Albin Kurti, shfaqu para popullit dhe trego çka po ndodhë në veri të vendit dhe si e ke ndermend me stabilizu gjendjen atje. Pak javë më parë, ti Zotni, me veprime e vendime diletante e amatoreske veriun e dorëzove në duart e grupeve kriminale serbe atje, të cilat dirigjohen nga Presidenti serb Vuçiq.
Apo, mbase po pret që të vijnë ata miltantët tu nga Zvicra a Gjermania, Suedia a Norvegjia, Austria a Danimarka……., ta stabilizojnë veriun???!!! Apo mos ndoshta ende je t’u prit Amerikën të të jap informata të cilat ti “si zakonisht nuk i ke?””
https://www.facebook.com/skender.e.hyseni/posts/1808101529548335