Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni, tha se nuk kanë votë as në seancën e nesërme për Albulena Haxhiun e propozuar nga Vetëvendosja për Kryetare të Kuvendit të Kosovës.
‘’Ajo që bien ë sy dhe që vërtetë lë shije të keqë politike pa asnjë koncept është se mungesa e numrave partinë fituese LVV-në e bënë arrogante. I keni parë edhe deklaratat e tyre pas seancës së dështuar për fajin e tyre se fajet i ka opozita, unë po flas për LDK-në nuk ka asnjë faj sepse gjuha e përdorur para, gjatë dhe pas zgjedhjeve e ka minuar cdo mundësi bashkëpunimi.
Kur vijmë tek kryeparlamentari, normalisht se Albulena Haxhiu nuk ka treguar asnjë rezultat si ministre e Drejtësisë përkundër mundësive. Në vend se të bëjë reforma në drejtësi, Albulen Haxhiu, të vetmen gjë që ka ditë më bë ka qenë sulmi ndaj drejtësisë. LDK nuk e ka ndryshu qëndrimin, pra nuk shkon në takime konsultative dhe nuk do ta votojmë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare”, tha Hyseni për RTV21.