GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Hyseni: Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi dobëson ndikimin rus në Ballkan

01/02/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Hyseni: Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi dobëson ndikimin rus në Ballkan
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, ka thënë se duhet sa më parë të arrihet marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Hyseni tha se çdo zvarritje e marrëveshjes mund ta çojë në izolim Kosovën.

“Çdo zvarritje e mëtejme e marrëveshjes me Serbinë, Kosovën mund ta betonojë në status-quo, që në terma praktikë do të thotë izolim dhe rrezikim i vetë shtetësisë dhe pavarësisë së saj. Stabiliteti afatgjatë i Kosovës dhe konsolidimi ndërkombëtar i shtetësisë, përmes rrumbullakësimit të subjektivitetit të saj, nuk është i mundur pa një marrëveshje për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të ketë progres as në rrugën e Kosovës për anëtarësim në NATO e as BE pa u arritur kjo marrëveshje. Janë çështje drejtpërdrejt të lidhura. As Serbia nuk mund të bëjë hapa përpara drejt integrimeve evropiane pa marrëveshje me Kosovën”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Ai theksoi se arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi ka një rëndësi të veçantë sepse dobëson ndikimin rus në Ballkan.

“Marrëveshja me Serbinë ka edhe një rëndësi të veçantë, që është dobësimi i ndikimit dhe rolit rus në Ballkan. Pra, qeveria e Kosovës duhet të harmonizojë politikat dhe interesat e saj me politikat e partnerëve tanë në Ballkan dhe interesat e tyre”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Pse liderët institucional dhe partiak në Kosovë duhet ta zbatojnë pa hezitim qëndrimin e Shteteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian sipas të cilëve marrëveshja me Serbinë duhet të arrihet një ditë e më parë?

Siq e kam thënë shumë herë deri më tani, dua ta theksoj fuqishëm se Status-quoja, përkatësisht ruajtja e gjendjes së ngrirë në raportet me Serbinë është armiku më i madh i Kosovës sot dhe nesër!

Është urgjente që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje përfundimtare mundësisht brenda këtij viti, në mënyrë që këto dy shtete të mos rrëshqasin drejt një konflikti të përhershëm, duke iu ekspozuar planeve dhe ndikimeve nga faktorët destabilizues që për qëllim kanë prishjen e rendit kushtetues dhe sigurisë në Kosovë dhe Ballkan. Shembulli më i mirë janë zhvillimet aktuale në dhe rreth Ukrainës. Prandaj forcimi i partneritetit dhe komunikimi e koordinimi sistematik me SHBA-të dhe BE-në është jetik për Kosovën.

Dialogu me Serbinë dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërshtetërore me njohje të ndërsjellë është dhe duhet të jet prioritet mbi të gjitha prioritet i çdo qeverie të Kosovës. Prandaj, pa u vonuar, dialogu me Serbinë duhet të rikthehet në kornizën e duhur dhe të mbyllet me marrëveshje.

Çdo zvarritje e mëtejme e marrëveshjes me Serbinë, Kosovën mund ta betonojë në status-quo, e që në terma praktik do të thot izolim dhe rrezikim i vet shtetësisë dhe pavarësisë së saj.
Stabiliteti afatgjatë i Kosovës dhe konsolidimi ndërkombëtar i shtetësisë përmes rrumbullakësimit të subjektivitetit të saj nuk është i mundur pa një marrëveshje për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund te ketë progres as në rrugën e Kosovës për anëtarësim në NATO e as BE pa u arritur kjo Marrëveshje. Janë çështje drejtëperdrejtë të lidhura. As Serbia nuk mund te bëj hapa përpara drejt integrimeve evropiane pa marrëveshje me Kosovën.

Marrëveshja me Serbinë ka edhe një rëndësi të veçantë, e që është dobësimi i ndikimit dhe rolit rus në Ballkan. Pra, qeveria e Kosovës duhet të harmonizojë politikat dhe interesat e saj me poltikat e partnerëve tonë në Ballkan dhe interesat e tyre.

Gjendja e ngrirë e kontestit Kosovë-Serbi, rrjedhimisht mban Ballkanin Perëndimor në gjendje permanente shpërthimi, ndërsa Kosovën e dërgon në klubin e vendeve apo territoreve pa subjektivitet, ku edhe mund të mbetet mbase përgjithmonë, si një vend eksperimtesh dhe kusuritjesh në rrafshin global!

Prandaj, dialogu me Serbinë, si një proces i pashmangshëm dhe i domosdoshëm për një Marrëveshje Gjithpërfshirëse është prioritet dhe urgjencë. Një marrëveshje e tillë është thelbësore dhe e domosdoshme, sepse vetëm ashtu zgjidhen, në pako, të gjitha çështjet e veçanta të interest të ndërsjellë. Me rëdndësi është që Kosova ruan fuknsionalitetin e plotë si shtet dhe integritetin e saj territorial.

Që nga lufta Kosova, sot ka nevojë, mbase më shumë e kurrë më parë për bashkëpunim, koordinim, bashkërendim dhe marrëveshje me aleatët dhe miqët e saj!
Skender Hyseni

ShareTweetShare
Previous Post

I mashtroi për vende pune në BE, agjencia punësohu.eu nuk ua kthen paratë qytetarëve (Video)

Next Post

Dëshmi historike: Letra e fundit e Adem Jasharit dërguar nga Drenica

Next Post

Dëshmi historike: Letra e fundit e Adem Jasharit dërguar nga Drenica

Lajmet e fundit

Telefonata Trump-Zelensky: Të mos merret asnjë vendim pa ne

Telefonata Trump-Zelensky: Të mos merret asnjë vendim pa ne

20/05/2025
Cakolli: Osmani s’ka asnjë kompetencë për të imponuar zgjidhje, maksimumi t’i adresohet Kushtetueses

Cakolli: Osmani s’ka asnjë kompetencë për të imponuar zgjidhje, maksimumi t’i adresohet Kushtetueses

20/05/2025
Natë tragjike: Vetaksident fatal në Fushë Kosovë – humbin jetën një grua dhe një vajzë e mitur

Natë tragjike: Vetaksident fatal në Fushë Kosovë – humbin jetën një grua dhe një vajzë e mitur

20/05/2025
Çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?

Çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?

20/05/2025
Moti për sot me diell e vranësira, maksimalja arrin deri në 27 gradë

Moti sot: Me diell dhe vranësira

20/05/2025
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Telefonata Trump-Zelensky: Të mos merret asnjë vendim pa ne

Telefonata Trump-Zelensky: Të mos merret asnjë vendim pa ne

20/05/2025
Cakolli: Osmani s’ka asnjë kompetencë për të imponuar zgjidhje, maksimumi t’i adresohet Kushtetueses

Cakolli: Osmani s’ka asnjë kompetencë për të imponuar zgjidhje, maksimumi t’i adresohet Kushtetueses

20/05/2025
Natë tragjike: Vetaksident fatal në Fushë Kosovë – humbin jetën një grua dhe një vajzë e mitur

Natë tragjike: Vetaksident fatal në Fushë Kosovë – humbin jetën një grua dhe një vajzë e mitur

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.