GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Hysen Berisha pyet Kurtin rreth rastit te Kumanovës

13/12/2021
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Hysen Berisha pyet Kurtin rreth rastit te Kumanovës
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Albin Kurti është pyetur për rastin “Kumanova” dhe të burgosurit shqiptarë atje në seancën e sotme të Kuvendit. Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha e pyeti Kurtin se “Çfarë qëndrimi mbani rreth rastit të Kumanovës?”.

Ai e pyeti Kurtin nëse është angazhuar ai, ministrja e Drejtësisë apo Presidentja për të krijuar mundësinë që të burgosurit kosovarë në Maqedoninë e Veriut të kthehen dhe ta mbajnë burgun në Kosovë.

Në përgjigje, Kurti tha se kërkesën për këtë duhet ta bëjnë vetë të burgosurit, shkruan Express.

“Transferi i tyre bëhet individualisht dhe jo në grup. Po ashtu, procedura e transferimit fillon me kërkesën e personit që është në vuajtje të dënimit. Deri më tani nuk jemi njoftuar zyrtarisht që është bërë një kërkesë e tillë”, tha Kurti.

Ai theksoi se rasti i Kumanovës aktualisht është në Gjykatën Supreme dhe s’ka përfunduar, ndërsa paralajmëroi vizitë nga ana e institucioneve të Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

“Në takimet e fundit që i kemi pasur ne e kemi ngritur edhe këtë çështje për ta diskutuar”, u shpreh Kurti.

Ai tha se deputeti Berisha po bën “kinse” po brengoset për djemtë e Kumanovës.

“Epitetin e padrejtë, terrorist, e ka thënë kolegia juaj, ndërsa ju, tash kinse po brengoseni tani për djemtë e Kumanovës që mbahen në burg atje. Populli ynë e ka një fjalë të urtë për këtë shprehje e këtë sjellje tuajën, por atë unë juve sot këtu s’po jua them”, tha Kurti.

Tags: Hisen Berisha
ShareTweetShare
Previous Post

Sot votohet për rrëzimin e qeverisë së Malit të Zi, Abazoviq ndërron anë

Next Post

Kurti: Po punojmë që ta zbusim krizën energjetike e cila na ka kapluar

Next Post
Kurti: Po punojmë që ta zbusim krizën energjetike e cila na ka kapluar

Kurti: Po punojmë që ta zbusim krizën energjetike e cila na ka kapluar

Lajmet e fundit

Vrasja e diplomatëve izraelitë në Uashington, reagon ambasadorja Demiri

Vrasja e diplomatëve izraelitë në Uashington, reagon ambasadorja Demiri

22/05/2025
A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?

A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?

22/05/2025
SPAK i sekuestron një banesë Erion Veliajt, kryebashkiakut i shtohet një akuzë

SPAK i sekuestron një banesë Erion Veliajt, kryebashkiakut i shtohet një akuzë

22/05/2025
Jashari viziton Bazën Ajrore në Kuçovë, me homologun shqiptar flasin për thellimin e bashkëpunimit

Jashari viziton Bazën Ajrore në Kuçovë, me homologun shqiptar flasin për thellimin e bashkëpunimit

22/05/2025
Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

Forumi i Intelektualëve aderon në Nismën Socialdemokrate

22/05/2025
Vuçiq flet në telefon me Zelenskyn, diskutojnë për bashkëpunimin dypalësh

Vuçiq flet në telefon me Zelenskyn, diskutojnë për bashkëpunimin dypalësh

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Vrasja e diplomatëve izraelitë në Uashington, reagon ambasadorja Demiri

Vrasja e diplomatëve izraelitë në Uashington, reagon ambasadorja Demiri

22/05/2025
A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?

A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?

22/05/2025
SPAK i sekuestron një banesë Erion Veliajt, kryebashkiakut i shtohet një akuzë

SPAK i sekuestron një banesë Erion Veliajt, kryebashkiakut i shtohet një akuzë

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.