Numri i madh i mbeturinave në kryeqytet, vazhdon të jetë problem. Grumbullimi i tyre vend e pa vend, po rrezikon shëndetin e qytetarëve.
Një pamje jo e mirë na vjen nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ku në njërën nga hyrjet e saj shihet grumbull i madh mbeturinash.
Sipas disa fotografive të cilat i ka siguruar Telegrafi, bëhet fjalë për hyrjen mbrapa QKUK-së.
Në fotografi shihen edhe qenë endacak, tek këto mbeturina, të cilët paraqesin rrezik për banorët që jetojnë përreth si dhe për qytetarët të cilët kryejnë shërbime në QKUK.
Një nga banorët e ndërtesave pranë QKUK-së ka bërë të ditur për Telegrafin se ata rrezikohen jo vetëm nga qentë endacak, por edhe nga ndonjë sëmundje që mund të vije si pasojë e këtyre mbeturinave.