Fatmir Humolli, i cili tha se shqiptarët kanë dëshirë të kenë një shtet në Ballkan, por nuk kanë strategji për këtë.
“Shqiptarët kanë një dëshirë të përbashkët për me ndërtu një shtet shqiptar në Ballkan. Strategji për me realizu këtë nuk ka. Unë kam kërkuar në Kuvend në seancën me ndërtu një institucion që bën një analizë ku jemi kanë, ku jem dhe kah po shkojmë. Krejt klasa jonë politike ia ka marrë mendja që po i dinë gjanat dhe nuk e ka vlerësu që ka nevojë me pasë një institucion të tillë”, tha ai, transmeton Gazeta Papirus.
“Unë kam bë përpjekje me shembuj konkret, në 79’tën e kam digju, reagim të Tanjugut kundër departamentit të shtetit amerikan, që ka vlerësu se Lufta e Tretë Botërore mundet me fillu në Prishtinë. Dhe kur dëgjojsha në vitet 90’ta që nuk e di bota kush jem na, e ne po dojmë me iu tregu kush jem është naivitet politik”.
Humolli poashtu tha se institucionet tona prioritet e kanë luftën e brendshme.
Derisa, sipas tij jemi përballë mekanizmave ndërkombëtare që na përdorin si “gotën” me të cilën pihet uji, pasi siç thekson ai “nuk jemi faktor”.