Arben Cerpja 43-vjeç do të ekstradohet në Shqipëri pasi u kap duke kultivuar kanabis në Britani.
Mediat e huaja shkruajnë se 43-vjeçari kishte shkuar në Britaninë e Madhepër të punuar në ndërtim, pasi në vendin e tij kishte humbur punën.
Gjithashtu ai ka treguar se i duheshin para pasi kishte bashkëshorten të sëmurë me kancer.
Duke qenë se nuk arriti të gjente punë, ai u përfshi në trafikun e lëndëve narkotike. Gjatë një operacioni kundër trafikut të drogës u zbulua edhe ‘shtëpia e barit’ ku punonte shqiptari.