Incidentet me fatalitet në vendet e punës, në sektorë të ndryshëm nuk janë të rralla. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:45 në fshatin Levoshë të Pejës, ku një person ka humbur jetën në vendin e tij të punës, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë me dije se viktima ka rënë nga shtylla elektrike dhe nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra.
Po është e vërtetë ka qenë duke punuar në fshatin Levoshë të Pejës, ka ra nga shtylla elektrike dhe ka vdekur. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 11:45’’, ka thënë Gashi.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.