Një rast i rëndë ka ndodhur sot, në orët e mëngjesit në Gjakovë, ku një punëtor ka humbur jetën në vendin e punës.
Siç mëson Sinjali, viktima, 56-vjeçar është alivanosur dhe më pas ka ndërruar jetë derisa ka qenë duke punuar.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi u emergjencës, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërkohë që ende nuk dihet shkaqet e vdekjes.