Shifra alarmante të gatishmërisë së kosovarëve për të dalë jashtë vendit.
Kjo tregohet në hulumtimin e realizuar nga PIPOS, i cili u prezantua në Klan Kosova, ku 54.8 përqind e qytetarëve do të emigronin nëse do të kishin mundësi.
Nga 1050 qytetarët e anketuar, vetëm 28.2 përqind kanë thënë se nuk do të emigronin edhe nëse do të kishin mundësi, 11.4 përqind nuk janë të sigurt, ndërkaq 5.6 përqind kanë refuzuar të përgjigjen.
Më të interesuarit për të dalë jashtë vendit janë grupmosha 18 deri në 25 vjeçare, nga të cilët 73 përqind janë deklaruar të gatshëm të emigrojnë, ndërkaq vetëm 16 përqind nuk do ta linin vendin edhe po të kishin mundësi.