Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Skenderajt, Fadil Nura
Postimi i Plotë :
Të dashur qytetarë!
Një akt i tillë si ky i prerjes së qëllimshme të kabllove metalike të transparentit me fotografi të Thaçit e Veselit me mbishkrimin “Liria ka emër”, është i papranueshëm dhe tepër i ulët.
Dikënd po e pengon e vërteta.
Historia nuk mund të rishkruhet me veprime të tilla.
Drenica nuk i harron bijtë e saj.
Një veprim i tillë ka veç një adresë e cila gjendet jashtë kufijve, ndërsa ekzekutorët duhet t’i gjejë policia, që tashme po merret me rastin.