Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, tani nënkryetar i Kuvendit, Enver Hoxhaj, e ka quajtur ditën e sotme historike për Kosovën, pas miratimit nga Parlamenti Evropian për liberalizimin e vizave.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka thënë se kjo është një ditë historike.
Ai tutje, uroi të gjithë qytetarët e Kosovës pas miratimit për liberalizimin e vizave për Kosovën nga Parlamenti Evropian.
“Ditë historike për #Kosovën! Parlamenti Evropian miratoi vendimin përfundimtar në lidhje me liberalizimin e vizave. Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe BE-së.”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
Historic day for #Kosovo! ???????????????? @Europarl_EN approved the final decision regarding visa liberalization. Congrats to all Kosovo citizens and the EU. pic.twitter.com/XbQ3sZtQB1
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) April 18, 2023