Kandidati për kryeministër në PDK-në, Enver Hoxhaj, ka thënë se në sondazhet e realizuara nga PDK-ja, ata janë duke dalë të parët për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Unë them se më 14 shkurt partia që do t’i fitojë zgjedhjet do të jetë PDK-ja. Në sondazhet e PDK-së ne jemi duke dalë të parët”.
“Këto sondazhet tjera që janë duke u realizuar janë online dhe janë si pëlqimet në rrjetin social Facebook”.
“Unë vijë këtu me këpuca nga terreni dhe e dijë se çka ndodh në këpucët dhe zemrat e qytetarëve. PDK asnjëherë nuk ka qenë më e përgatitur se në këto zgjedhje”.
“Në sondazhet e PDK-së, ne jemi të parët. Jemi partia fituese”, ka thënë Hoxhaj në Rubikon.