Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se është mirë që Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Tutje, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka thënë se qeveria ka mbështetjen e tij të plotë.
“Është mirë që Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga opozita, qeveria ka mbështetjen time të plotë dhe ftoj të gjithë miqtë e mi në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës, të mbështesin pranimin tonë.”, ka shkruar Hoxhaj.