Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj në një takim që ka pasur me veteranët e luftës në Pejë dhe Klinë, ka thënë se PDK-ja është trashëgimtare e UÇK-së dhe themeluese e shtetit.
Hoxhaj, gjithashzu ka thënë se PDK nuk e ndanë UÇK-në, si e ndajnë të tjerët. Ja postimi ti ne facebook :
PDK-ja, si trashëgimtare e UÇK-së dhe themeluese e shtetit të Kosovës, është e vetmja që mund t’i parandalojë përpjekjet për njollosjen e luftës sonë çlirimtare dhe për zhbërjen e shtetësisë sonë. Veteranët e UÇK-së, që sonte i takova në Pejë dhe shumë prej tyre në Klinë dhe që po i takoj çdo ditë gjithandej Kosovës, ishin përherë krahë për krah me Hashim Thaçin e Kadri Veselin. Klina me Sokol Bashotën foli sonte. UÇK-ja është ADN-ja e PDK-së dhe së bashku me veteranët e UÇK-së do ta fitojmë edhe këtë betejë!/ Dreniva.Live/
Shpërndaje ?