Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, se gjatë qëndrimit të tij në Kopenhagë, është takuar edhe me ish-Shefin e UNMIK-ut për Kosovë, Søren Jessen-Petersen, i cili misionin e tij për Kosovën e ka përmbyllë në vitin 2006.
Hoxhaj, tregoi edhe fjalët se çka i tha Petersen për Kosovën, gjatë këtij takimi.
“Dita më e mirë për mua ishte dita kur e përmbylla misionin tim në Kosovë, sepse doja ta shihja Kosovën e pavarur!” – Kështu më tha sot në Kopenhagë, ish-Shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Søren Jessen-Petersen, të cilin e falenderova për mbështetjen e madhe ndaj Kosovës!”, ka shkruar tutje Hoxhaj, derisa ka shpërndarë një fotografi bashkë me Petersen.