Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar kryeministrin e vendit Albin Kurti, pasi ky i fundit e publikoi një letër përkrahjeje të marrë nga kryetari i Linzit të Austrisë, për veprimet në veri.
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka shkruar në rrjetin social Facebook, se politika e gabuar e brendshme dhe politika e dëmshme e jashtme e qeverisë së Albin Kurtit “përmbysi partneritetin strategjik me SHBA-në, BE-në, Gjermaninë, Francën dhe Britaninë, duke e zëvendësuar mbështetjen për Kosovën nga Shtëpia e Bardhë, me përkrahjen e Kryetarit të një komune evropiane!”.
“Politika e gabuar e brendshme dhe politika e dëmshme e jashtme e qeverisë së Albin Kurtit përmbysi partneritetin strategjik me SHBA-në, BE-në, Gjermaninë, Francën dhe Britaninë, duke e zëvendësuar mbështetjen për Kosovën nga Shtëpia e Bardhë, me përkrahjen e Kryetarit të një komune evropiane! Kjo është paradiplomaci, por jo politikë e jashtme e një shteti sovran dhe të pavarur.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka publikuar një letër që ka marrë nga Klaus Luger, kryetar i Linzit të Austrisë për veprimet në veri.