Kryetari në detyrë i PDK-së Enver Hoxhaj ka thënë, se para 23 vjetësh Likoshani e Qirezi, u bënë pjesë e historisë dhe gjeografisë së çlirimit të vendit, duke u bërë të paharrueshme për çdo atdhetar, për sakrificën madhore për liri dhe çlirim.
Ai në një postim në “Facebook”, ka shkruar se zjarri i luftës për çlirim po bëhej edhe më fuqishëm nga 28 shkurti i vitit 1998, duke motivuar bijat dhe bijtë më të çmuar të kombit, të ngjishnin radhët e njësiteve dhe frontit kundër okupatorit, deri në çlirimin e vendit.
“Dëshmorët dhe martirët e kombit, nga Likoshani dhe Qirezi, u bënë memorie për Kosovën e lirë, memorie ku barbaria okupatore serbe, në pamundësi të ballafaqohej me njësitet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryen masakra të tmerrshme”, shkruan Hoxhaj.
Postimi i plotë:
Para 23 vjetësh, Likoshani e Qirezi, u bënë pjesë e historisë dhe gjeografisë së çlirimit të vendit, duke u bërë të paharrueshme për çdo atdhetar, për sakrificën madhore për liri dhe çlirim.
Zjarri i luftës për çlirim, nga këtu, po bëhej edhe më fuqishëm, nga 28 shkurti i vitit 1998, duke motivuar bijat dhe bijtë më të çmuar të kombit, të ngjishnin radhët e njësiteve dhe frontit kundër okupatorit, deri në çlirimin e vendit.
Dëshmorët dhe martirët e kombit, nga Likoshani dhe Qirezi, u bënë memorie për Kosovën e lirë, memorie ku barbaria okupatore serbe, në pamundësi të ballafaqohej me njësitet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryen masakra të tmerrshme.
Pas betejës frontale te Lisi Gjashtnjak, ku forcat serbe pësuan humbje të madhe nga UÇK-ja, u hakmorën ndaj qytetarëve të pafajshëm e të pafuqishëm, për të ri-konfirmuar identitetin e vet në raport me shqiptarët. Për fat të keq, planifikuesit dhe ekzekutuesit e këtij krimi të rëndë, ende nuk kanë marrë dënimin e merituar.
Lavdi e përjetshme për dëshmorët dhe martirët e Likoshanit dhe Qirezit!.