Ambasadori amerikan Jeffrey M. Hovenier ka deklaruar se sovraniteti i Kosovës, integriteti territorial i Kosovës, nuk janë në pyetje.
Kosova është shtet i pavarur. Disa njerëz mund të zgjedhin ta kundërshtojnë këtë, por kështu është. Kosova është shtet sovran. Disa njerëz mund të zgjedhin ta kundërshtojnë këtë, por kështu është. Dhe njerëzit mund të debatojnë sa të duan, por realiteti, faktet në terren, flasin vetë”, ka deklaruar Hovenier për televizionin publik të Kosovës.