Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka ripërsëritur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dënojnë fuqishëm sulmin e së premtes në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të vendit.
Pas takimit të QUINT-it me kryeministrin Albin Kurti, ambasadori tha se në këtë pikë, Amerika nuk është në një pozicion të thotë se kush mund të fshihet prapa sulmit, megjithatë tha se shteti amerikan është i gatshem të ndihmojë Kosovë në hetime.
“Në këtë pikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë në një pozicion të tregojnë se kush mund të jetë prapa sulmit, është shumë herët. Ne i kemi ofruar mbështetje autoriteteve të Kosovës në hetime. Ne ende nuk e dimë se kush është fajtori”.
“Mendojmë se është e rëndësishme që ata të cilat janë përgjegjës, të identifikohen dhe mbahen përgjegjës. Këto akte të dhunshme janë të paafalshme dhe e vendosin Kosovën dhe qytetarët në rrezik”, tha Hovenier.