Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se në kontekstin e luftës në Ukrainë, “Defender Europe”, ushtrimi i madh ushtarak ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit, “është e nevojshme të vihet në pah”.
Hovenier në ceremoninë e fillimit të këtij ushtrimi të madh tha se “kjo është ndërmarrja më e madhe dhe më ambicioze që FSK-ja e ka ndërmarrë deri më tani”.
Ambasadori amerikan tha se janë të mahnitur me përparimin e ushtrisë së Kosovës.
“Në më pak se 4 vjet prej krijimit të FSK-së kemi qenë të mahnitur dhe të lumtur me përparimin e FSK-së dhe me mirënjohjet e shumta për punën e saj profesionale”, tha ai.
Hovenier tha se tani “Kosova po shndërrohet edhe në një eksportuese të sigurisë në rajon dhe botë”.
Fjalime mbajten presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti si dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj