Ambasadori i SHBA’ve në Kosovë, Jeff Hovenier, është deklaruar pas takimit që ka pasur me presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se ata janë të shqetësuar për situatën në veri
Ambasadori ka deklaruar edhe se, kryetarët e komunave veriore duhet të kryejnë punën e tyre, por ata nuk duhet të hyjnë me forcë në objektet komunale.
Rreth kësaj çështje, ambasadori ka shtuar se, reagimet e tyre janë qarta.
Po ashtu ai ka bërë të ditur se takimi me Osmanin është zhvilluar me kërkesë të Presidentës.
“Jam takuar me presidenten Osmani me kërkesë të saj. Unë i kam ftuar në takim katër kryetarët e komunave. Kryetarët e komunave veriore duhet të kryejnë punën e tyre por jo të hyjnë me forcë në objektet komunale. I keni parë reagimet tona, janë shumë të qarta. Jemi të shqetësuar për situatën në veri. Kryetarët duhet të kryejnë detyrat e tyre, por jo të hyjnë në objektet komunale me forcë”, ka thënë Hovenier.