Selami Hoti, kryetar i fshatit Krushë e Madhe, ka publikuar disa donatorë që së fundi kanë dhuruar mjete lidhur me aksionin për vazhdimin e tre shtëpive për familjet në nevojtare në Krushë e Madhe dhe ndërtimin e morgut të fshatit, transmeton /Gazeta Papirus/
Statusi i tij :
Të dashur/a vullnetarë/e e vullnetmirë/e nga Krusha e Madhe dhe kudo që jeni në mbarë Kosovën, shqiptarinë e në diasporë,
Dje dhe sot aksionit ju bashkëngjitën edhe:
1. Z. Bashkim Duraku me €200, njëherit ndër kontribuesit më të mëdhenjë në këtë aksion, pasi që i njëjti me familjen e tij ka ndërtuar gadi në tërësi 2 nga 3 shtëpitë në fjalë.
2. Z. Januz Gashi me € 500,
3. Z. Gani Gashi me € 200,
4. Z. Xhevdet Gashi me €100,
5. Djemt e Sinanit të Haxhi Sherifit me €1000,
6. Z. Florian Zekaj nga Korisha (nipi i Sahit Nuredin Malsorit),
instalimi i ujit me material të tij për tri (3) banjo.
7. Imami i fshatit z. Halit Shala me € 20, presim edhe të tjerët/at vëllezër e motra që kanë premtuar se do të na bashkohen në këtë vepër humane!
Për çdo veprim do t’u mbajmë të njoftuar.
Së bashku mund të bëjmë shumë!
Në emrin tim, tuajin dhe gjithë fshatit, ju faleminderit.
Për më shumë info, mund të më kontaktoni në nr 044 203 945 (edhe në viber) dhe në nr. 043 901 999 (edhe në Whatsapp).
Jungjatjeta,
Selami Hoti
Kryetar i Këshillit të Fshatit Krushë e Madhe