Kryetari i fshatit Krushë e Madhe, disa here ka publikuar emrat personave humanitar që po ndihmojn në ndertimin e 3 shtëpive nevojtare në Krushë e Madhe.
Ai sot ka postuar edhe fotografi e video gjatë punimeve ,shkruan /Gazeta Papirus/
Statusi i tij :
Po marrin formë
Njerëzit vullnetmirë nuk i ndal të ftohtit e as acari.
Njërës shtëpi, sot i vunë soletën/pllakën për të vazhduar tutje me vënien e kulmit, ndërsa tjetrës i është ndërtuar banjo aneks me dimensione 2×2.5m. Jemi në pritje të planit detajoz edhe për morgun.
Ju faleminderit të gjithëve për kontributin e dhënë.
Zoti ju shpërbleftë me gjithë të mirat e kësaj bote. Punimet vazhdojnë!
Jungjatjeta,
Selami Hoti
Kryetar i Këshillit të Fshatit Krushë e Madhe