Ndërron jetë në moshën 78-vjeçare, aktori Anastas Kristofori. Aktori u bë shumë popullor dhe po kaq i dashur, nga mbarë publiku shqiptar, sidomos me rolin e tij, ndër më të spikaturit ky, si Perikliu i komedisë së pavdekshme, ”Pallati 176”. Nga shumë persona qe kanë shkruar dhe shprehur ngushllime është edhe ish kryeministri ,Avdullah Hoti, shkruan /Gazeta Papirus/
Statusi i tij
Sot qenka ndarë nga jeta një artist i madh, Anastas Kristofori, ikonë e Teatrit dhe Kinematografisë. Në rolin e Perikliut në komedinë “Pallati 176”, ai ka arritur kulmin e aktrimit. Kushdo që nuk e ka parë këtë komedi, ju sugjeroj ta shihni dhe do të bindeni për madhështinë dhe nivelin e lartë të aktrimit të tij, si dhe të kolegëve të tij aktorë.
Ngushëllime familjes dhe kolegëve të tij, si dhe komunitetit artistik.
U prehtë në paqe.