GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Hoti: Serbia s’po e respekton marrëveshjen për personat e zhdukur

14/08/2023
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Hoti pas deklaratës së miratuar: Ka një qëllim kryesor, zbardhjen e fatit të personave të zhdukur nga lufta në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Për çështjen e të pagjeturve kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur po kërkon që të hapen arkivat nga Beogradi. Kurse, Bajram Qerkini drejtuesi i shoqatës “Zëri i Prindërve” ka propozuar që shteti ti vendos kushte Bashkësisë Ndërkombëtare për këtë çështje.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur Andin Hoti po kërkon të hapen arkivat në Beograd.

Ai thotë se në mungesë të informacioneve po e kanë të vështirë edhe pse po vazhdojnë punën

“Qeveria e Kosovës e ka policinë, institutin e mjekësisë ligjore dhe e ka komisionin por ne pa pasur informacione kot punojmë. Ne nuk po ndalemi. Gërmimet janë duke ndodhur vetëm brenda këtij viti i kemi pasur 8 gërmime, dërgimi i mostrave në Hagë. Jemi 24 vjet dhe shumë prej dëshmitarëve o kanë vdekur o janë më moshë të caktuar që nuk po japin informacion. Çdo ditë e më shumë po vështirësohet zbardhja e fatit të të pagjeturve. Prandaj ne po kërkojmë në mënyrë urgjente që Beogradi ti hapë arkivat e saj sepse çdo ditë e më shumë po pakohen informacionet sepse janë 24 vjet pas. Shpresa e mëdha janë arkivat ne Beograd. Përndryshe çdo ditë e më shumë do ta kemi sfiduese zbardhjen e personave të zhdukur”, ka thënë Hoti.

Çështja e ta pagjeturve ka qenë pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. E për këtë në kryeqendrën evropiane u miratua edhe një deklaratë më 5 maj të këtij viti.

Por Hoti po thotë që kjo deklaratë nuk po zbatohet.

“Në vitin 2021 familjarët e personave të zhdukur kanë kërkuar që ky proces të kalojë në Bruksel për shkak që procesi ka ngelur. Me 5 maj të këtij viti Serbia dhe Kosova kanë miratuar deklaratën e personave të zhdukur nën mbështetje të Brukselit të Lajçak dhe Borrell. Prej atëherë nuk ka ndodhur zbatimin e kësaj deklarate dhe aludojë që nga ngjarjet në veri Brukseli nuk ka pasur kohë të merret me neve. Është Serbia ajo që duhet të zbatojë kërkesat tona dhe një nga kërkesat tona është ajo e 1 qershorit për dhënien e disa prej arkivave që i kam kërkuar te Vuçiq por është Brukseli ajo që duhet të bëjë trusni përmes komisionit në mos zbatimin e këtyre kërkesave. Ligji për persona të zhdukur ekziston që nga viti 2011. Kërkesat e familjarëve janë e drejta e pensionit, të kenë të drejta në arsim, shëndetësi, në ujë dhe që nuk janë të përfshira në këtë ligj. Brenda shtatorit-tetorit ky ligj do të përfundojë dhe do të kemi ligjin për persona të zhdukur”, ka thënë Hoti.

E Bajram Qerkini, drejtuesi i shoqatës “Zëri i Prindërve”, thotë se Kosova duhet ti vendos kushte bashkësisë ndërkombëtare se nuk mund të ketë dialog pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

“Në Bruksel është premtuar që çështja e personave të pagjetur do të bëhet prioritare ku është thënë nga qeveria e Kosovës. Megjithatë dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës ka stagnuar për shkak se politika i luan disa lojëra që mjerisht ne familjarët jemi në ankth qe 25 vjet. Të gjitha takimet ne Bruksel është premtuar se kjo çështje është prioritare por qeveria e tashme nuk ka bërë asnjë hap në këtë drejtim. Duhet tu qitet kushtet bashkësisë se nuk duhet të ketë dialog pa zbardhjen e fatit të pagjeturve. Mjerisht ka stagnuar çështja e personave të pagjetur. Qe 5 vjet luhet kjo lojë për një ligj që është i gatshëm dhe dy herë ka shkuar në komision”, shprehet Çerkini për TëVë1.

Tash e 24 vjet mbi 1600 persona vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur, e që ende nuk dihet për zbardhjen e fatit të tyre.

Ndërkohë brenda këtij viti me gërmime do të vazhdohet në Lybeniç, Bishtazhin, Kamenicë dhe Podujevë

Tags: Andin Hoti
ShareTweetShare
Previous Post

Tre të lënduar nga aksidenti te ura në Prishtinë, njëri në gjendje të rëndë

Next Post

Kryeministrja e Italisë shkon në Vlorë, thirret nga Rama për vizitë private

Next Post
Kryeministrja e Italisë shkon në Vlorë, thirret nga Rama për vizitë private

Kryeministrja e Italisë shkon në Vlorë, thirret nga Rama për vizitë private

Lajmet e fundit

Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

23/05/2025
Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

23/05/2025
Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

23/05/2025
Dy raste me lijën e majmunëve konfirmohen në Maqedoninë e Veriut – autoritetet nisin masat e kontrollit

Dy raste me lijën e majmunëve konfirmohen në Maqedoninë e Veriut – autoritetet nisin masat e kontrollit

23/05/2025
Pas vdekjes tragjike më 6 maj në Itali, sot varroset Endrit Ademi në Kosovë

Pas vdekjes tragjike më 6 maj në Itali, sot varroset Endrit Ademi në Kosovë

23/05/2025
CNN vjen në Kosovë, hapet kanali 24 orë i lajmeve

CNN vjen në Kosovë, hapet kanali 24 orë i lajmeve

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

23/05/2025
Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

23/05/2025
Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.