Ish–kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut për vitin 2021
Statusi i tij :
Raporti i DASH është këmbanë alarmi për Qeverinë!
Të gjeturat në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut për vitin 2021, janë tepër shqetësuese. Ky raport është këmbanë alarmi për Qeverinë.
Me urgjencë duhet të ndalohen kërcënimet e frikësimet ndaj gazetarëve dhe medieve. Me urgjencë duhet të ndalohen ndërhyrjet politike në gjyqësor.
Qeveria e Kosovës ka obligim kushtetues të sigurojë ambient ku garantohet liria e shprehjes, ku sundon ligji dhe respektohet kushtetuta, të cilën fatkeqësisht vetë është duke e shkelur pareshtur.
Një Qeveri serioze duhet të çoj përpara agjendat euro-atlantike dhe jo të ketë tendencë të vazhdueshme për kapjen totale të institucioneve të pavarura.
/Gazeta Papirus/