Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, e ka kritikuar Qeverinë Hoti, për mungesë të efektivitetit në qeverisje.
Hoti tha se as në gjysmën e mandatit kjo qeveri nuk ka dhënë rezultat në ekonomi, që do t’i mbronte qytetarët nga inflacioni si dhe do të promovonte zhvillimin ekonomik.
“Rritja ekonomike më 2022 prej 3.5 përqind erdhi nga rritja e konsumit privat dhe eksporteve, e jo nga investimet publike apo private. Në fakt, më 2022 bruto investimet kapitale kanë rënë për -6.9 përqind dhe konsumi qeveritar ra për -0.8 përqind, duke ndikuar negativisht në rritjen ekonomike”.
“Inflacioni, i cili arriti kulmin në 14.2 përqind në korrik 2022, erdhi si rezultat i rritjes të kostos së transportit, çmimit të energjisë dhe çmimit të ushqimeve. Situata nuk u menaxhua si duhet nga Qeveria pasi ngarkesat tatimore mbetën të pandryshuara. Jo vetëm që nuk e suspendoi akcizën në naftë për një kohë, por Qeveria nuk e uli as TVSH-në Nga 18% në 8% për disa artikuj ushqimor shtesë, edhe pse këtë ia mundësonte ligjin për TVSH-në. Si rezultat, Qeveria mblodhi qindra miliona euro TVSH nga rritja e çmimeve të naftës, energjisë dhe ushqimeve. Për pasojë, bilanci bankar i Qeverisë gjatë vitit 2022 ishte tepër i lartë. Pasi ato mjete nuk u shpenzuan në investime kapitale, ato u zhvlerësuan nga inflacioni”.