Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, e ka kritikuar sërish Lëvizjen Vetëvendosje rreth Planit evropian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.
Hoti tha se kjo parti i ka mashtruar qytetarët për Asociacionin dhe Demarkacionin.
Ish-kryeministri i Kosovës tha se qeveria aktuale ka pranuar që të shkojë përtej duke ardhur tek “vetëmenaxhimi”.
“Nga “as asi, as ksi”, në “ksi me vetëmenaxhim”, tha Hoti.