Kandidati për deputet nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, me anë të një statusi në Facebook, i ka reaguar ministrit të financave Hekuran Murati i cili në një emission televiziv nuk arriti t’i numëroj tri projekte të mëdha kur u sfidua nga gazetari.
Hoti e ka quajtur diletent që nuk mund të mbaj leksione.
E plotë:
Nuk mund të mbaj leksione një ministër që nuk e di si krijohet buxheti.
Ai nuk e di as ku po e shpenzon atë buxhet.
Ka menaxhuar afër 12 miliardë euro dhe nuk është në gjendje të numëroj as 3 projekte të kryera në 4 vite qeverisje.
Kaq për një diletant sikur ministri Murati.