Pas vendimit të MINT për mbylljen e mediumit Klan Kosova, ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.
Hoti ka shkruar se nuk mund të mbyllet një televizion pa procedurë gjyqësore, por përpjekja e gjithë kësaj është shqetësuese, përcjell IndeksOnline.
Postimi i plotë:
Të mbyllet një televizion pa procedurë gjyqësore?!
Vetëm regjimet totalitare bëjnë veprime të tilla.
Kjo është çmenduri!
Nuk do të mund ta mbyllni. Kot lodheni. Por vetëm përpjekja është shqetësuese.
Si do të reflektohet kjo në Këshillin e Evropës?!